I doli emri në dosjen “Partizani”/ Reagon për herë të parë Fatmir Mediu: Ja si është e vërteta

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar pasi në dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit Partizani doli edhe emri  i tij.

Në një Reagim, Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. Ai sqaron se kishte dërguar një përgjigje të ish-ministrit Anastas Angjeli.

“Unë si kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu.

Në dosje sqarohet se Ministria e Mbrojtjes i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.

Kujtojmë që për privatizimin e ish-kompleksit Partizani ditën e djeshme (21 tetori) u arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa për Berishën dhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi u caktua masa e detyrimit të paraqitjes.

Sipas dosjes, Fatmir Mediu, asokohe ministri i Mbrojtjes, në vitin 2005, vetëm një muaj pasi kishte marrë detyrën, i bën një kërkesë Genc Rulit për çështjen e privatizimit të këtij klubi.

Në dosje sqarohet se një pjesë e këtyre pronave, mes tyre edhe ish-kompleksi, vijonin t’i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes, duke iu referuar Listës së Pronave sipas Planit të Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT