Ish-deputetja franceze ‘vrer’ ndaj Shqipërisë: S`duhet të hyjë në BE! Aty ka …

Ish-deputetja në Asamblenë Kombëtare të Francës, Marion Marechal ka reaguar me një mllef të madh kundër Shqipërisë, teksa rendit disa prej stigmave qëkanë shqiptarët në botë.
Ajo shkroi në X (ish-Twitter) se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend që ka korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj dhe vend ku martesat bëhen me forcë.
“Korrupsion, martesa me forcë, femra të dhunuara, mafia, hakmarrja, trafiku: Jo hyrjes së Shqipërisë në Europë”, shkroi Marechal në X.
Corruption, mariages forcés, femmes battues, mafias, vendettas, trafics : non à l’entrée de l’#Albanie dans l’UE !#AvecMarion pic.twitter.com/Af7vlEwRhl
— Marion Maréchal (@MarionMarechal) October 18, 2023
Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u pritën nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, për të vazhduar më pas Samitin e Procesit të Berlinit.
Pas ceremonisë së pritjes, liderët iu drejtuan Piramidës, aty ku po zhvillohen punimet e Samitit.
Në hyrje të Samitit, kryeministri Edi Rama vuri theksin te ndasitë mes vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare të Bashkimit Europian. Sipas tij, premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, njëherazi ‘arkitekti’ i Procesit të Berlinit, deklaroi se samiti i Procesit të Berlinit provoi rëndësinë e pamohueshme të Ballkanit Perëndimor në union. Sipas Scholz, ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vitin e kaluar të Procesit të Berlinit kanë qenë konkrete dhe priten edhe të tjera. Megjithatë, pas agresionit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet që mbajnë rajonin në vend numëro.
Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Michel tha se të dyja palët duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030-të.