Italia do “flasë shqip”! Gjuha e Arbëreshëve të Italisë do flitet në programacionin e RAI

Në një vendim të miratuar nga Parlamenti Italian në kuadër të Komisionit të Mbikqyrjes së Shërbimit Publik të Radio Televizionit Italian (RAI), senatori Maurizio Gasparri nga partia “Forza Italia” ka prezantuar një rezolutë të rëndësishme. Ky vendim ka për qëllim integrimin e gjuhës shqipe të arbëreshëve të Italisë në programacionin e RAI.

Sipas këtij vendimi, që do të zbatohet gjatë pesë viteve 2023-2028, RAI do të ndërmarrë kontratën për të ofruar shërbimin e saj në gjuhën shqipe për komunitetin arbëreshë të Italisë që jeton në rajonet e Kalabrisë, Basilicatës, Puglias, Molises, Campanias, Abruzzos dhe Sicilisë.

Ky veprim është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së diversitetit gjuhësor dhe kulturor në Itali. Televizioni do të përmirësojë kohën dhe cilësinë e programacionit në gjuhën arbëreshe për të siguruar një transmetim më të mirë të informacionit dhe kulturës për këtë komunitet.

Kjo kërkesë e ka përkrahjen e zyrtarëve të Lëvizjes Federative të Pakicave Gjuhësore “Kalabria e Re”, si dhe një grup profesorësh nga Universiteti i Kalabrisë dhe Palermos, së bashku me kryetarët e disa komunave arbëreshe. Është një moment historik pas më shumë se 20 vjetësh që ligji 482 i vitit 1999 u zbatua për të mbrojtur pakicat gjuhësore dhe historike në Itali.

Me 7 shtator 2023 u paraqit zyrtarisht kjo kërkesë në Parlamentin Italian. Ky veprim u realizua nga Lëvizja Federative e Pakicave Gjuhësore të Kalabria e Re dhe përfshiu një grup profesorësh nga Universiteti i Kalabrisë dhe Palermos, së bashku me kryetarë të komunave arbëreshe të ndryshme.

Për selinë e RAI në Kalabri, ky vendim është një revolucion, pasi do të hapë rrugën për zhvillimin e programeve dhe projekteve të reja në gjuhën arbëreshe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT