Izraeli në luftë! Ministria e Jashtme njoftim urgjent për shqiptarët: Largohuni menjëherë nga vendi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.
Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion të qytetarëve numrat e kontaktit:
Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]