“Je ëndrra e çdo vjehrre”/ Rama batuta me kampionin e karatesë: S’jam kandidat se vajzën e kemi të zënë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e nderimit të kampionit shqiptar të karatesë Alvin Karaqi.
Sportisti u nderruar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”, teksa kryeministri, si zakonisht, nuk i ka kursyer batuatat duke ngacmuar të riun.
Ai tha se Alvini është ëndrra e çdo vjehrre, por shtoi se vetë nuk është kandidat për t’u bërë vjehrri i tij për shkak se “një vajzë që ka, e ka të zënë”. Kryeministri theksoi se kampioni i karatesë është një djalë shumë i veçantë dhe se është djali që çdo prind do të donte të kishte.
“Përveçse se është djali që çdo prind do të donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrrë apo vjehërr do të donte të kishte për vajzën e vet. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Jam i bindur që edhe në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje, mënyra se si flet për prindërit, si përshkuan nënën dhe të atin”, tha kreu i qeverisë.