Jo vetëm Musabelliu/ Kush është prokurorja tjetër që Laert Haxhiu donte të vriste, policia e merr në mbrojtje (EMRI)

Pas prokurores së SPAK Doloreza musabelliu, policia e shtetit ka marrë në mbrojtje ditën e sotme edhe ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi.
Emrat e dy prokuroreve dolën nga dëshmia e Artan Tafanit dhe dyshohet se do të eliminoheshin nga grupi i Laert Haxhisë. Sipas dëshmisë së tij para hetuesve, Laert Haxhiu kërkonte të vriste Merita Selimin pasi kishte hetuar atë dhe bashkëpunëtorë të tij për një vrasje. Ish-prokurorja e Lushnjes u skualifikua nga vettingu, për probleme me pasurinë.
Ndërkohë, me kërkesë së prokurorisë së Elbasanit, policia e Lushnjës, ka sekuestruar makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, e arrestuar nga operacioni, vajza me të cilën kishte lidhje Laert Haxhiu.
Mësohet se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të vajzës me Haxhiun, i cili ndodhet në burgun e Janinës.