KLSH “zbarkon” te Sigurimet Shoqërore, 38% e dosjeve janë me gabime në përllogaritje

Përtej shqetësimit të një niveli të ulët të masës së pensionit, të moshuarit përballen edhe me gabime në përllogaritje kur plotësojnë moshën dhe kategorizohen përfitues. Pothuajse 1 në 3 dosje të të moshuarve në 2022 sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë rezultuar me gabime sa i përket përllogaritjes së pensionit të tyre.
Nga një auditim i kryer pranë Institutit të Sigurimeve për 148 dosje të shqyrtuara rreth 38% e tyre janë me gabime. Kjo rëndon direkt në xhepin e një pensionisti, jo sipas ekspertëve të ekonomisë, të cilët sytë i mbajnë nga indeksimet.
Për ekspertin, Klodian Muço gabimet por dhe vonesat janë një problem gjerësisht i përhapur, të cilat sipas tij mund të jenë edhe të qëllimshme.
E gjithë kjo situatë përkeqëson raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve, duke thelluar krizën në skemën e pensioneve. Për një deficit 57.9 miliardë lekë në 2022, ky tregues u rrit me 5 miliardë lekë më shumë në 2023.
Rritja e deficitit në skemë tregon se buxheti i shtetit paguan më shumë nga taksat e qytetarëve për pjesën e pensioneve që nuk mbulohen dot nga të ardhurat nga kontributet.