“Kodi i Panikut”, gazetarja tregon shifrat me të cilat kamufloheshin Ervis Martinaj, Bajri apo Gjoka

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat e ftuar në emisionin ka treguar se si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.

“Sky funksiononte me një kod, nuk kishe emrin tënd, kishe një kod 6 shifror, një përzierje mes shkronjave kapitale dhe numrave të personazheve të botës së krimit që janë në kërkim apo që janë arrestuar. Kodi i parë që është MHSE7L i përket ish prokurorit Xhefahir Lita dhe kështu me radhë

. Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nëse ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin. Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme.

Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin por në server po”, tha Bezat./ Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT