“Kryengritje e armatosur?”, Berisha komenton deklaratën e Palokës: Jemi për mosbindje civile….

Deklaratën e Edi Palokës se qytetarët duhet të rrokin armët, Sali Berisha nuk e ka dënuar, por ka shtuar se Rithemelimi do të përdorë mosbindjen civile.
I pyetur sot a është dakord që qytetarët të marrin armët, ai tha se mbeshtet versionin e “mosbindjes civile”.
“Protesta do të jetë paqësore por çdo version i mosbindjes civile nuk mund të ndalohet, por është i mirëpritur” – tha Sali Berisha i cili vijon t’i shmanget përballjes me Drejtësinë.