Kryqëzimi monstruoz në Përmet, shqiponja nuk i mbijeton plagëve

Shqiponja e keqtrajtuar që u raportua në Përmet nën pamjet e rënda tek vuante e balcamosur nga plagët, nuk ka arritur të mbijetojë. Pas denoncimit shpendin e morën autoritetet për ta rikthyer në jetë, por rezultoi e pamundur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bual të Përmetit një ditë më parë, ku u bë e njohur nga një video e publikuar që tregonte shpendin e gjallë të lidhur në gardh.

Reagimet në lidhje me shpendin e keqtrajtuar u lidhën dhe faktin se shqiponja është simbol i identitetit kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT