Kurti ndjek “këshillën” e Ramës? Kërkon trupa shtesë nga KFOR në kufirin Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që forcat shtesë të KFOR-it për të ruajtur kufirin me Serbisë.

Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një takimi me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash. Sipas njoftimit, Kurti dhe Ulutash biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë, pas sulmit ndaj policisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë sulmit të grupit të armatosur të serbëve nga policisë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në përleshje, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues serbë. Ndërkohë, pas sulmit autoritetet konfiskuan një sasi të madhe armësh në veri të shtetit. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radojçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën. Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës”

Për shkak të ngjarjes në Banjskë,  NATO rriti praninë në Kosovë duke dërguar trupa shtesë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin. Kosova ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i vendosë Serbisë masa ndëshkuese, ndërkaq në bllokun evropian kanë thënë se po presin që të përfundojnë hetimet dhe më pas do të vendosin për masat dhe hapat eventualë.

Kujtojmë se më herët, kryeministri Edi Rama i kishte propozuar Kurtit që KFOR të merrte kontrollin e veriut të Kosovës, deklaratë që solli edhe një ftohje në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe reagime të shumta kundë, pasi rama e cilësoi këtë zonë si “toka e askujt”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT