Masa e sigurisë për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga qeveria

Partia Socialiste nuk ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për vendosjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Sali Berishën, sa i takon aferës së privatizimit të Partizanit.

E pyetur nga gazetarët nëse është shkelur Kushtetuta për rastin e Berishës, ministrja Mirela Kumbaro në emër të qeverisë tha se nuk do japin koment, por do respektojnë ndarjen e pushteteve.

Ajo theksoi se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që të punojnë të pavarura.

“Sikurse sa herë si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimet e instancave të drejtësisë, ne nuk kemi bërë komente. Respektojmë ndarjen e pushtetit, e respektojmë më shume se kushdo tjetër se kjo qeveri ka qenë ajo që e ka themeluar, ka luftuar që ky sistem, GJKKO dhe SPAK të ngrihen të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. S’ben përjashtim asnjë veprim, janë veprime procedurale, s’kemi komentuar dhe nuk bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë”, tha Kumbaro pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe si sistemit shëndetësor në vend, teksa është marrë i pandehur nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij në një event të krijuar nga PD, në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Berisha u shpreh se shpenzohen mbi 10 milionë për “Check up”, ku është faktuar se ka zero leverdi bërja e tij. Berisha shtoi se shuma të tilla parash, sipas tij, mund të përdoreshin për instalimin  e Cheek Up-it për identifikimin në fazat parafillestare të kancerit të gjirit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT