“Mbaroj për Ramën, e kam tatuazh”/ Habit analisti: E dua shumë

Analisti Shpend Gashi ishte i ftuar në një lidhje Skype paraditen e sotme në emisionin “Breaking” në Top News.

Lidhur me dosjen e SPAK për Berishën, Gashi tha se i duket si një mbledhje faqesh për të bërë libër.

“Shteti ecën me fakte, ecën me letra, prandaj duhen futur në procedurë, që do të thotë shiko letrat, a ka mos korrespondim. Aty të lind e drejta për të dyshuar dhe thelluar hetimet. Atë dosje është turp ta nxjerrësh, se është dosje hetimore, nuk mund të dalë. Kjo është fytyra e drejtësisë së re, s`ka ndryshim fare nga e vjetra. Se si mund të dalë një dosje hetimore e hapur për të gjithë, kur akoma çështja është nën hetim.

Tani mund të dalë ndonjë ligj nga Fyhreri ynë (flet për Ramën) që po fole kundër qeverisë je i jashtëligjshëm, e të kërkojë Prokuroria 25 vjet heqje lirie. Kjo është kërkesë. Faji është legjitim vetëm kur i bie çekanit, se prokuori atë punë ka, kërkon maksimumin. Dosja e Prokurorisë është pretendimi se..por nuk është vendimi i Gjykatës. Për sa kohë nuk bie bilbili, është i pafajshëm.

Po nuk e di në ça vendi jetojmë, nuk ka ngelur njeri idiot pa dalë në televizor dhe pa u marrë me juridik. Kjo është e tmerrshme, jemi kthyer në një republikë avoketërish të dështuar. Janë bërë të gjithë avoketër. E kupton ça standarti, del Avokati i Shtetit që na bën retorikë me Berishën, jo po bisha u shua, jo po bisha ashtu.

O zotëri ngulite te vida e kokës që je profesionist, nuk mund të bësh kështu. Unë nesër si avokat që jam mund të mbroj dhe Ramën, juve e dini që unë Ramën e dua shumë, mbaroj për Ramën, e kam tatuazh, por po ta kem klientin tim do ta respektoj sepse kam detyrime për profesionin tim,” tha Gashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT