Mbështetësit e Palestinës protestojnë edhe në Tiranë: T’i hedhim në det izraelitët

Disa qytetarë shqiptarë morën pjesë sot në një protestë të organizuar në sheshin “Skënderbej” për të shprehur mbështetjen ndaj Palestinës.

Protesta organizohej nga një shoqatë myslimane.

Ata u shfaqën me flamuj shqiptarë dhe flamurin palestinez teksa hodhën parrulla kundër bombardimit të Gazës. Në disa parrulla gjithashtu lexoheshin mesazhet “Palesina e lirë” dhe “Zgjidhje dy shtetërore”.

Kjo e fundit është një propozim ndërkombëtar që konflikti Izrael-Palestinë të zgjidhet duke garantuar një shtet për secilin.

Por aktivisti Marlind Laçi, teksa ka shpërndarë foto nga protesta, shkruan “From the river to the sea”. Ky është një varg i këngës që përkthehet “Nga lumi në det”.

Shprehja konsiderohet anti-semite, pasi është përdorur gjerësisht në kontekstin që aty duhet të ekzistojë vetëm shteti i Palestinës nga lumi (Jordan) deri në detin (Mesdhe).

Shprehja është adoptuar për herë të parë nga Organizata për Çlirimin e  Palestinës pak pas themelimit në 1964-ën dhe përdoret sot si nga Hamas po edhe nga liderat arabë e deri te protestat e ndryshme anembanë botës.

Postimi i tij ka provokuar jo pak komente.

Ndërsa një tjetër prej tyre, Olsi Jazexhi, ka mbrojtur Hamasin, duke e krahasuar me UÇK-në.

Mbështetësit e Palestinës protestojnë edhe në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT