“Na kapën ushtarët izraelitë, na qëlluan…”/ Gazetari Artur Bibe rrëfen TMERRIN e luftës

Iftuar në “Breaking nga Fiori”, gazetari Artur Bibe, ka folur në lidhje me eksperiencën dhe raportimin që bëri nga zona e luftës në Palestinë.

Ai tha se rrezikuan shumë dhe se u kapën edhe nga ushtarët izraelitë. Gazetari rrëfeu se u qëlluan me snajper nga këta të fundit.

“Dy herë rrezikuam shumë, na kapën ushtarët izraelitë. Një herë na qëlluan, vetëm fati na shpëtoi. Kush ishte fati? Fati ishte që në helmetën e kolegut, ishte shkruar PRESS, dhe snajperi i ushtarit izraelit ishte që arriti të lexojë që shkronjat nuk ishin shkronja arabe. Natyrisht që na qëlluan, por ne u shtrimë të gjithë përtokë. Janë vrarë 7 gazetarë deri tani, dhe të 7 kolegët kishin dalë të raportonin dhe të punonin. Sepse na kritikojnë, pse nuk shkojmë në Gaza? Tentuam dhe desh na vranë”, tha gazetari Artur Bibe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT