“Na sulmuan dhe ne u mbrojtëm”, ish deputeti Mark Frroku nuk mohon dhunën për konfliktin në Kepin e Rodonit

Ish-deputeti Mark Frroku është shprehur para prokurorëve për sherrin për pronën në Kepin e Rodonit, se është kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.

Sipas ish-deputetit, gjatë rrethimit të pronës janë sulmuar nga një grup fshatarësh, që pretendojnë se toka është e tyre. Ai mohoi të shtëna me armë, por pranoi se ka pasur dhunë.

“Jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës. Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona.

Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie.

Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje”, është shprehur ish-deputeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT