Ndodh për herë të parë/ Shqipëria “investon” në mbrojtje, 2% e PBB i kalon ushtrisë

Qeveria ka miratuar buxhetin e vitit 2024, teksa në të është planifikuar për herë të parë që 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ta vendosë në dispozicion të mbrojtjes.

Ky vendim është marrë në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), teksa lajmi është bëri i ditur nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Ervin Mete, në një deklaratë për mediat.

“Respektohet niveli i kërkuar lidhur me angazhimet e anëtarësimit në NATO, me 2% të PBB-së në vitin 2024 dhe kjo arrihet për herë të parë”, tha Mete.

Viti 2024 ishte një objektiv i vënë nga Shqipëria dhe siç duket tashmë janë pjekur kushtet ekonomike për të rritur buxhetin sa i takon mbrojtjes.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e NATO në 2021-shin, vetëm 9 nga 30 vendet anëtare e kishin plotësuar kushtin e të shpenzuarit 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, ndërsa pjesa tjetër ishte ende në fazë premtimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT