“Nga ta dija unë që Basha ishte i tillë”/ Berisha “shuan”aludimet për Metën: Aleat i çmuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me krisjen e aluiduar mes tij dhe kreut të Partisë së lirisë Ilir Meta.
Ai ka hedhur poshtë çdo pretendim për mosmarrëveshje mes tyre, teksa ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të futen në koalicion. Ai po ashtu tha se PD-ja do të ketë logon që i takon, pasi çështjen do e dërgojë në Strasburg.
Berisha theksoi se Meta është aleat i tij i çmuar dhe do bashkërendohen të gjitha veprimet me PL-në, ndërsa për Bashën u justifikua, duek thënë “nga ta dija unë se ishte i tillë”.
“Ne jemi betejë dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të jetojnë të lirë, ju thoni i fitoi, unë them që i vodhi.
Në zgjedhje do të futemi me koalicion, por PD do të ketë logon që i takon asaj. Do e mbajë gjykata e lartë në mënyrë antiligjore, do shkojmë në Strasburg dhe kam besim tek drejtësia evropian. Basha përdori PD-në për qëllime personale, janë të faktuara. Nga ta dija unë se ai ishte i tillë, tani dalin gjërat. Sa i përket Metës, ai është aleat i çmuar i PD-së dhe do bashkërendohen të gjitha veprimet me PL-në.”-, tha ish-kryeministri.