Një orë para gjyqit, Berisha në deklaratë: Akuza e SPAK, paçavure! Dhëndri im s’ka marrë as 10% nga çfarë i takon

Teksa pritet që në orën 13:30 të nisë seanca e parë për aferën e ‘Partizanit’, Sali Berisha ka dalë në deklaratë për të bërë mbrojtjen radhës për dhëndrin dhe veten e tij.
Ai u shpreh se u njoh me akuzën e SPAK dhe e cilësoi atë si fletërrufe dhe paçavure.
Sipas tij, Jamarbër Malltezi s’është privilegjuar tek pronat dhe ai s’ka marrë as 10% të asaj çfarë i takon si trashëgimtar nga gjyshërit e tij.
Sikurse pritej, Sali Berisha i mohoi të gjitha provat, dëshmitarët dhe faktet e mbledhura nga SPAK sa i përket privatizimit të ish-klubit Partizani.