“Nuk mësuan asgjë nga ne për Asanin”/ Polakët tallen me çekët pas humbjes në Tiranë

Golat që Jasir Asani ka realizuar me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjet për EURO 2024, tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit. E duket se askush nuk di si të ndalë sulmuesin kuqezi dhe goditjet e tij të rrufeshme.

Madje në dy ndeshjet e fundit, ndaj Polonisë dhe Çekisë, Asani gjeti rrugën e rrjetës thuajse në të njëjtën mënyrë, gati nga i njëjti pozicion.

E pikërisht goli i shënuar këtë të enjte në fakt ka çuditur polakët. “SportoweFakty” i ka kushtuar një artikull Jasir Asanit dhe situatës që shënon në të njëjtën mënyrë, dhe se si çekët nuk kishin nxjerrë mësim nga ajo që ishte parë në fushë në të njëjtin stadium vetëm një muaj më parë.

“Pas fitores 3-0 ndaj Çekisë, Kombëtarja shqiptare tashmë ka një këmbë në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm. Jasir Asani shkëlqeu edhe një herë, duke shënuar një gol spektakolar me një goditje nga distanca. Më 10 shtator, Shqipëria mposhti kombëtaren polake 2-0  në Tiranë. Golin e parë e shënoi Jasir Asani. Lojtari 28-vjeçar befasoi Vojçieç Sheznjin me një goditje të bukur me këmbën e majtë

Në ndeshjen e radhës në shtëpi, Shqipëria priti kombëtaren çeke. Fqinjët tanë jugorë nuk mësuan asgjë pas ndeshjes së polakëve. E lejuan shumë edhe Asanin. Një futbollist që luan në Korenë e Jugut për Guangju FC, e nisi aksionin në vijën anësore. Më pas u fut brenda dhe me një goditje të fuqishme mundi Jiri Pavlenka. Krahasuar me ndeshjen ndaj Polonisë, Asani këtë herë synoi në këndin e kundërt, të poshtëm të portës”, shpjegoi portali polak rreth paraqitjes së sulmuesit kuqezi i cili është kthyer në një protagonist absolut të këtyre eliminatoreve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT