Numri i të vdekurve në Gaza shkon në 2329/ Izraeli pretendon se është vrarë komandanti i lartë i Hamasit

Të paktën 2,329 palestinezë në Gaza kanë mbetur të vrarë nga sulmet ajrore izraelite si dhe janë plagosur 9,714 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Al Jazeera” raporton se Izraeli pretendon se komandanti i lartë i Hamasit është vrarë.

“Ne kemi dëgjuar nga ushtria izraelite pikërisht këtë mëngjes për shënjestrimin e mbi njëqind objektivave ushtarakë brenda Gazës, duke përfshirë avionët e tyre”.

Duke folur edhe për vrasjen e një komandanti të përfshirë në ato sulme të shtunën e kaluar. Ekziston një forcë e specializuar brenda Hamasit e quajtur forca Nukhba. Me sa duket ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një nga komandantët e lartë të përfshirë në një nga ato sulme”, raporton nga Tel Avivi gazetari i “Al Jazeera”, Willem Marx.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT