Pamje HORROR, gjenden 40 foshnja me koka të prera në qytetin izraelit (VIDEO+FOTO)

lufta mes Izraelit dhe plestinezëve të Hamasit në Gaza ka marrë përmasa tragjike. Mediat ndërkombëtare raportojnë për ngjarje horror, pasi në Kfar Aza të Izraelit janë gjetur trupat e 40 foshnjave me koka të prera.

Gazetarët e huaj thonë se janë shoqëruar nga forcat ushtarake izraelite për të parë skenën tronditëse në këtë qytezë, ku janë shënuar më shumë se 100 viktima.

“Korrespondentja e i24News, Nicole Zedek ka raportuar nga Kfar Aza, një çerek milje nga kufiri i Gazës, duke rrëfyer mizoritë që janë kryer në komunitetin e vogël, që mbetet një zonë aktive teksa ushtarët izraelitë zhvendosin trupat e pajetë dhe çmontojnë “bombat kurth” të vendosura”, raporton televizioni i njohur.

“Rreth 40 foshnja u vranë në fshatin Kfar Aza, në jug të Izraelit. Ne do të shkojmë pas Hamasit. Ne do t’i gjuajmë. Ne do t’i zhdukim ata”, thotë Danny Danon, ish-ambasadori izraelit në OKB.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT