‘Partizani’/ Shkëlzen Berisha sulmon avokaten e re të babait: Pas avokat ‘bishës’, caktohet patronazhistja e Ramës

Shkëlzen Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO caktoi si avokate mbrojtjëse për Sali Berishën Valentina Todoreskun, për shkak se dy avokatet e tjera Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, kanë refuzuar për të marrë përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një reagim të tijin në Facebook, Shkëlzen Berisha ka ironizuar zgjedhjen e avokates së re, duke shpërndarë një postim të saj të bërë në rrjete sociale me statuset e Ramës.

“Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!”, shkruan ai, a thua ia ka fajin shteti, që avokatët që paguhen nga vet Berisha, u larguan nga gjykata dhe e lanë atë pa përfaqësuar./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT