“Patë pak propagandë, por mirë se vini”/ Rama kritika për BE: Premtimet s’janë mbajtur

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin hapës të Samitit të Bashkimit Europian, që po mbahet sot në Tiranë.
Para liderëve të BE-së dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor, Rama foli për sfidat me të cilat po përballet bota, si luftërat apo dhe sfidat ekonomike, ndërsa pati kritika dhe për BE-në, duke thënë se shumë premtime të unionit nuk janë mbajtur.
“Shpresoj që mos të jeni mërzitur. Shijojeni këtë ditë se jeni në vend të një vendi më europianist. E thotë barometri i Ballkanit. Mirëserdhët në Shqipëri. Pas kësaj copëze të propagandës, më lejoni që t’ju uroj mirëseardhjen në këtë vend. Një tryezë e bashkëndarë në këtë kohë sprove.
Një luftë në pragun e Europës ku një regjim ka detyruar një vend. Një pyetje është se si po reagojmë pas kësaj skene, të asaj se çka po ndodh në Izrael, apo mes Ukrainës dhe Rusisë. Ka shumë sfida. Por sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtarëve të BE. Ne edhe u bëmë pionerë të iniciativave tona. Iu detyrohemi shumë vendeve perëndimore.”, tha Rama.