“Punohej në kushte primitive”/ Dëshmia e gruas që humbi bashkëshortin në tragjedinë e Gërdecit

Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit ka dëshmuar ditën e sotme në seancën gjyqësore që po zhvillohet në GJKKO.

Ajo ka deklaruar se në fabrikën e demontimit të armëve, punohej në kushte primitive dhe nuk kishte asnjë masë sigurie. Për këtë ajo thotë se vetë bashkëshorti Endri Dvorani i kishte shprehur shqetësim.

“Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje, më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive këtë shqetësim ma kishte shprehur vetë.”- ka deklaruar ajo.

Ditë ne sotme u mbajt në GJKKO seanca e dytë kundër ish-minsitrit Fatmir Mediu, për tragjedinë e 15 marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona. Në seancën e sotme dëshmuan 8 persona, mes tyre Caje Çiku, ish-punëtore në fabrikën e Gërdecit dhe Zabit Cuku ish-ushtarak, mbikëqyrës për ndarjen e predhave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT