Rama inaguron bustin e ish-kryeministrit grek dhe bllokon memorialin e Hormovës, shqiptarët: Tradhti kombëtare

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin në Dropull ku morën pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis.
Ky inagurim vjen pas rindërtimit të sheshit të Derviçanit i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin.
Por ky bust i ish-kryeministrit grek dhe i inaguruar nga Rama e Kumbaro, nuk është pritur fare mirë nga shqiptarët të cilët e quajnë tradhti kombëtare.
Kjo pasi shqiptarët nuk e kanë harruar dhe nuk mund ta harrojnë kurrsesi masakrën e 29 Prillit 1914, në Hormovë, Tepelenë.
Asokohe, bandat e ushtarëve dhe andartët grekë masakruan më shumë se 220 burra e djem nga Hormova brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisë në fshatin fqinj të Kodrës.
E sikur të mos mjaftonte kjo, 100 vite më vonë, qeveria dhe bashkia Tepelenë kanë bllokuar punimet për ringritjen e memorialit që kujton masakrën e Hormovës dhe financohet nga vetë atdhetarët.
Bashkia Tepelenë mban të bllokuara punimet e këtij memoriale me argumentimin se kërkesa ishte për ristrukturim, ndërsa në terren ka nisur ndërtimi i një tjetër memoriali që do t’i shtohet atij ekzistues.