Seanca për Berishën! Ish-kryeministri sërish refuzon pjesëmarrjen, dërgon avokatët në GJKKO

Mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi, kanë mbërritur në GJKKO.
Gjykata e Posaçme mban sot seancën e marrjes në pyetje të Berishës, pas caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv” në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Ashtu sikurse dje, edhe sot ish-kryeministri Berisha nuk është prezent, por të përfaqësohet nga dy avokatët mbrojtës.
Teksa qëndron në fuqi deklarata publike e avokatit Genc Gjokutaj, i cili tha në seancën e djeshme se mbrojtja ka kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri në këtë proces, Gjykata e Posaçme i konfirmoi Top Channel se deri në këto momente nuk ka mbërritur në sekretari asnjë kërkesë për dorëheqjen e gjyqtares që vendosi masën e sigurimit personal, ku veç Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit është dhënë masa në mungesë “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të ndalë jashtë vendit edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkohë nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme tha se në ambientet e banimit të Berishës është dërguar një grup i forcave të policisë për të kryer njoftimin, i cili nuk është realizuar ende./Top channel