Seanca për masën e sigurisë ndaj Malltezit, mbërrijnë në SPAK përfaqësues nga Britania e Madhe

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi pritet të dalin sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 13:30.

Ndërsa në ambientet e SPAK është parë të mbërrijë një përfaqësues i ambasadës së Britanisë së Madhe. Ende nuk dihen arsyet e mbërritjes së tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT