Shtrëngim duarsh sa për ‘sy e faqe’?! Rama e Kurti anashkaluan njëri-tjetrin ditë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Albin Kurti u prit nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare para godinës së qeverisë, ndërsa shtrënguan duart me njër-tjetrin në tapetin e kuq. Më pas, kreu i qeverisë së Kosovës iu drejtua Kryeministrisë së Shqipërisë.
Kujtojmë se marrëdhënia mes dy liderëve shqiptarë ka qenë e ftohur, nisur nga përplasja për çështjen e Kosovës pas sulmit të ndodhur në Banjskë nga terroristët serbë. Marrëdhënia e tyre u reflektua edhe pak ditë më parë në ndeshjen e Shqipërisë, ku dy liderët u ulën në tribunë larg njëri-tjetrit.