SPAK kërkon ndihmën e “META”-s për të gjetur Arben Ahmetaj: Gjurmoni nga ku logohet në Facebook

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar ditën e sotme ndihmën e kompanisë “META” për të zbuluar se ku ndodhet ish-ministri Arben Ahmetaj.

Kompania “Meta”, e cila ka në pronësi rrjetin social Facebook, pritet që të gjurmojë vendodhjen nga ku Ahmetaj logohet në llogarinë e tij, ku bën reagime të shpeshta, në lidhje me zhvillimet për hetimet e nisura ndaj tij.

Ahmetaj u arratis pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij, nën akuzë për “Shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”. Po ashtu, ndaj tij është nisur dhen jë tjetër hetim, në lidhje me privatizimi ne fabrikës së bukës.

Në të gjitha këto raste, ish-zv.kreyminsitri, ka reaguar me anë të postimeve në Facebook, teksa ndodhet në arrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT