Sulmi terrorist në Banjskë/ Arrestohet Milan Radoiçiç

Ish-kreu i Listës Serbe, milan Radoiçiç është arrestuar ditën e sotme në Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila ka njoftuar se ka arrestua Radoiçiç me akuzën si organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë.
Radoiçiç e pranoi vetëm me anë të një letre se kishte organizuar gjithçka për sulmin ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku dhe 4 shtetas serbë, ndërsa dha dorëheqjen dhe nga pozita e kreut të partisë serbe në Kosovë, “Lista Serbe”.
“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiç, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë.
Më 30 shtator, Radojiçiç i është përgjigjur edhe një thirrjeje të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë.
Një ditë para se të paraqitej në ministrinë serbe, Radojiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.