TRONDITËSE! Vriten nëntë anëtarë të OKB në Gaza

Nëntë anëtarë të stafit të agjencisë së refugjatëve palestinezë të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) u vranë në sulmet izraelite në Gaza.

Lajmi është konfirmuar nga vetë agjencia në rrjetet sociale.

Bëhet me dije se Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit e agjencisë, tha se sulmet kishin në shënjestër stafin e agjencisë ndërsa ata ishin në shtëpitë e tyre në Gaza.

Sipas Touma, 18 shkolla të UNRWA, të kthyera në strehimore, u dëmtuan nga bombardimet dhe se selia në qytetin e Gazës u dëmtua gjithashtu, pa shkaktuar viktima.

Rikujtojmë, se presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Izraelin, ndërkohë që sot shënojnë 5 ditë që prej fillimit të luftës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT