“Veriu, tokë e askujt”/ Kurti i përgjigjet Ramës: Është territor i Kosovës. Trupat e NATO-s të jenë në patrullim me…!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për mediat u pyet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “Veriu i Kosovës, toka e askujt”.

Në lidhje me këtë deklaratë, Kurti u shpreh se Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri.

Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës. Policia është dhe në veri të Ibrit.

KFOR Nuk është institucion i zbatimit, por Policia e Kosovës.  I falënderoj ata që ishin konstruktiv dhe na mbështesin.”, tha Kurti./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT