VIDEO: Braçe nxjerr pamjet brenda sallës, Berisha i vetëm ndërsa vërsul deputetët të rrëmbejnë karriget e ministrave

Deputeti socialist Erion Braçe ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë rrëmbyer karriget e ministrave, për t’u ulur vetë aty.

Në video shihet Berisha që qendron i vetëm në vendin e tij, ndërsa ka lëshuar deputetët e vet për të rrëmbyer karriget.

“Duhet ta meritosh atë karrige”, dëgjohet ndërkohë kryetarja e Kuvendit, t’i drejtohet një deputeti demokrat që ka rrëmbyer karrigen e ministrit, për t’u ulur vetë.

“Protestë kundër Amerikës, Evropës, Perëndimit!

Për një njeri, këtë Salih Berishën;=

O njihni këtë, o s’ka.

O hiqini këtij statusin non grata, o s’ka”, shkruan Braçe, ndërsa ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT