VIDEO/ Dalin pamjet, si ndodhi aksidenti i frikshëm në Tunelin e Kalimashit, ku vdiqën dy vëllezërit

Janë publikaur pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur më 18 tetor në Tunelin e Kalimashit, ku humbën jetë dy vëllezërit nga Kosova, Sadik dhe Nesret Osmani.
Në video shihet momenti kur makina tip “Ford”, ku udhëtonin dy vëllezërit u fut për të parakaluar autobotin, por nga pas u vjen shoferi i mjetit tip “Benz”, që i merr para me shpejtësi skëterrë.
Aksidenti i trefishtë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) dhe për pasojë mbetën të vdekur dy vëllezërit nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45-vjeç. Sadik Osmani ishte drejtues i mjetit tip Ford, ndërsa i vëllai pasagjer në makinë. Gjithashtu, nga aksidenti u plagosën drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi me iniciale A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.
Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.
(Në informacionin paraprak të ditës së djeshme, është dhënë se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.)