VIDEO/ Momenti kur dëgjohen të shtënat nga sulmi terrorist në Ankara, një nga terroristët hodhi veten në erë

araditen e sotme një shpërthim dhe një sulm me armë ka ndodhur në pranë godinës së Ministrisë së Brendshme turke në Ankara. Sipas raportimeve, gjatë sulmit, kanë mbetur të vdekur dy policë dhe dy nga agresorët.

Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme rreth ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT