VIDEO/ Publikohen pamjet, si hynë militantët e Hamasit me parashuta në Izrael

Mëngjesin e djeshëm Izraeli u zgjua me terror, pas sulmit të nisur nga militantët palestinezë të Hamasit.

Militantët nisën sulme nga ajri dhe nga toka, teksa për të hyrë në vend, përdorën një metodë të pazakontë, që zakonisht ëhstë parë në lojërat kompjuterike me luftime, “PUBG”.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të personave të armatosur që kalojnë kufirin me parashuta, duke u ulur në zona të dryshme të vendit dhe duke nisur sulmin ndaj civilëve dhe ushtarëve.

Më herë, Izraelit tha se në 8 zona të ndryshme të vendit po vijonte luftimet me këta militantë. Ndërkohë, nga hakmarrja e Izraelit për këtë sulm, në Gaza kanë vdekur 313 palestinezë dhe 2000 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

Nga ana e Izraelit numërohen 300 viktima, dhe dhjetëra të marrë peng, sipas Ambasadës së Izraelit në Turqi, që ka cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT