VIDEO/ Ulur në dysheme e duke pirë cigare, deputetët e opozitës këndojnë “Mora fjalë” mes errësirës në Kuvend

Seanca e sotme parlamentare u anulua, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën duke kthyer karriget përmbys.

Pasi socialistët u larguan, deputetët e Partisë Demokratike qëndruan në sallë edhe pse u fikën dritat.

Ata paralajmëruan se do të qëndrojnë në Kuvend, në shenjë kundërshtie për veprimet e fundit sipas tyre të jashtëligjshme ndaj opozitës. Deputetët kanë zgjedhur pikërisht këngën “Mora fjalën’, kushtuar legjendarit Adem Jashari, e cila është kthyer në një himn së fundmi, teksa këndohet edhe në ndeshjet e kombëtares së futbollit.

Në video shihet gjithashtu që disa prej deputetëve janë ulur në dysheme, karrige të përmbysura, si dhe deputetë të tjerë që qendrojnë në këmbë. Ndërkohë ka nga ata deputetë që pijnë dhe cigare për të përballuar “stresin” që ju ka krijuar mazhoranca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT