“Vuçiç po përdor narrativën e Millosheviçit”/ Osmani për CNN: Po fshihet pas Milan Radoiçiç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur ditën e sotme për CNN teksa ka thënë se homologu i saj, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviçit.
Sipas Osmanit është Vuçiç ai që qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.
”Ai po përdorë narrativën e Millosheviçit”, tha Osmani në CNN.
Për këtë Osmani tha se ka mjaft dëshmi,si pamje filmike po ashtu edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.
‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zakonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, tha Osmani.
Osmani, u shpreh se Milan Radoiçiç, është partneri kryesor Aleksandar Vuçiçit, edhe pse është pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
”Vuçiç po fshihet pas Milan Radojiçiçit”, tha Osmani.