Akuzohet për vrasje me pagesë në dosjen ‘Metamorfoza’! Sot ekstradohet Behar Bajri, Franca pranoi kërkesën e Shqipërisë

Autoritetet franceze i kanë hapur rrugë ekstradimit të Behar Bajrit drejt Shqipërisë, teksa ai do të mbërrijë në Tiranë brenda të mërkurës së 15 nëntorit.

Bajri pritet të njihet me akuzat në një seancë të posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë arrest në burg, të marrë në mungesë për 5 vepra penale, mes të cilave vrasje, grup kriminal etj.

Ai u arrestua me 4 shtator në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. SPAK i ka dërguar ministrisë së Drejtësisë të gjithë praktikën në lidhje me dosjen, në të cilën përfshihen provat konkrete kundër Bajrit dhe veprat penale për të cilat ai akuzohet.

Behar Bajri, ka kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021. Ndërkohë kanë qenë po autoritetet franceze që disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT