Biznesmeni Bektashi kyç gojën pasi doli nga SPAK/ Gazetarët e ironizojnë: Parli italiano, do you speak english?

As në shqip, as në anglisht dhe as në italisht biznesmeni Fatmir Bektashi nuk ka zgjedhur të prononcohet për mediat.

Pasi është paraqitur ditën e sotme në SPAK , si rrjedhojë e masës së dhënë ndaj tij për hetimin e çështjes “Partizani”, biznesmeni Bektashi ka ndaluar para mediave por ka zgjedhur vetëm të hesht.

Ndërsa gazetarët e prisnin jashtë ambienteve të SPAK, dhe kërkonin një reagim prej tij, ky i fundit ka zgjedhur që të “përgjigjet” me mimikë.

“Parli italiano?” dhe “Do you speak english?” kanë qënë mundësitë që Fatmir Bektashi të përgjigjet, teksa reagimi i tij është epik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT