“Breçanin nuk e njoh”? Ishte kandidat për deputetë në zgjedhjet e shkuara

Sali Berisha në intervistën për Erla Mëhillin u distancua nga Erzen Breçani, duke thënë se ka qenë thjesht një mbështetës i opozitës. Por ai ka qenë gjithë këto vite një nga njerëzit më të afërt të tij. Më 8 janar pati një rol kryesor, ndërkohë që në 2021 ishte kandidat për deputet. Më poshtë disa nga lajmet e publikuara nga mediat shqiptar në vite.
Shkrim i publikuar më 11 tetor 2020 nga CNA
Erzen Breçani, ish drejtues i lartë i Policisë, është konfirmuar si kandidat për deputet në njësinë Nr.4 në tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Breçani deklaron se është kënaqësi për të që të përfaqësojë qytetarët për çdo problem dhe shqetësim të tyre.
Ai thekson se rezultati konfirmues dhe pozitiv por e befasoi dhe e mbushi me shpresë dhe me përgjegjësi.
?Miq te nderuar dje pas propozimeve te demokrateve te Njesise Nr.4 dhe kalimit me sukses te komisionit te verifikimit te figures se kandidateve per Deputet te PD u krye votimi nga antaret e PD te Njesise tone ku dhe u krye konfirmimi i te gjithe kandidateve
Per mua ishte hera pare qe ne keto vite te demokracise te pranoj te perfaqesohem nga propozimet e strukturave te PD edhe pse nuk kan munguar per vite me rradhe me pare por per shkak te profesionit dhe detyrave shtetrore ishte e pamundur te perfaqesohesha ne struktura partiake, propozimit te atyre njerezve qe jetoj me ta banoj me ta dhe kalova ma shum se gjysmen e jetes me ta ketu ne Njesin Nr4 ne vendin ku linden e u rriten femijet e mi niper e mbesa te mit vullnetin te tyre dhe demokrateve te zones nuk do e refuzoja kurr aty ne kete zone me njofin i njof prej 25 vitesh dhe pranova te jem perfaqesuesi i tyre per cdo hall problem shqetesim e cdo gje tjeter
Une e prisja nje rezultat konfirmues dhe pozitiv por ishte akoma me teper nje rezultat befasues qe me emocionoj shum me mbushi me shprese dhe me pergjegjesi nga 450 votues vetem 10 kunder i falenderoj te gjithe votuesit per mbeshtetjen e votbesimin falenderoj gjith popullin e njesise 4 falenderoj Kryetarin e saj aktual dhe ate paraardhesit e tij falenderoj te gjith kryetaret e grupseksioneve falenderoj antaret e PD falenderoj kandidatet per Deputet Gent Strazimirin.Klaudia Neziraj.Mark Uka.Mirgen Zaçellari.Sokol Preçi dhe ju uroj ne vazhdimesi.
Shkrim i Dosja.al në 20 tetor 2021
“I ruan” shpatullat Berishës!Erzen Breçani i bashkohet tubimit kundër “Open Ballkan”
Ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është bërë pjesë e protestës së sotme të thirrur nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundër nismës “Open Ballkan”. Siç duket edhe nga pamjet e pikasura nga Dosja.al, Breçani ndodhet vetëm pak centimetra pas, për t’i “ruajtur” shpatullat.