“Çfarë kam bërë?”/ Bardhi kërkon të hyjë me forcë në Konferencën e Kryetarëve, “përplaset” me Lindita Nikollën

Konferenca e Kryetarëve në Kryesinë e kuvendit është shoqëruar me tensione ditën e sotme, teksa deputeti Gazment Barhdi ka tnetuar të hyjë me forcë në sallë.

Shumica e deputetëve të opozitës ndodhen tashmë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, aty ku nodhet edhe Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë.

Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla tek dera e selisë së Kuvendit, duke i kërkuar dhe shpjegime se përse e ka përjashtuar.

“Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar”, iu është drejtuar ai.

Deputetët e opozitës, përkatësisht mbështetësit e Berishës dhe të Bardhit, kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT