Çfarë ndodhi? Ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar  Zeqaj është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Arsyet se pse Zeqaj është thirrur në SPAK, ende nuk janë bërë të ditura. Kujtojmë që emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.

Baftjar Zeqaj eshte pyetur nga gazetarët disa muaj me pare per perfshirjen e tij ne ceshtjen e inceneratorit te Fierit, por ai eshte shprehur se ‘Ahmetajn se kishte mik, madje s’ka pire as kafe me te”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT