Çfarë po ndodh në Kuvend? Tentuan të afrohen dhe të intervistojnë deputetët, garda ndalon gazetarët

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur sërish e tensionuar.

Bëhet me dije nga burimet për media se kanë nisur të mbërrijnë dhe të futen në Kuvend deputetët e PS dhe ata të PD.

Sipas raportimit të mediave në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ndërsa po ashtu detaj i parë sot është fakti që deputetët kanë mbërritur në Kuvend më herët se në seancat e tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT