Deputeti i PS Vullnet Sinaj merret në pyetje nga SPAK, cila është arsyeja?

Deputeti socialist Vullnet Sina është marr ditën e sotme në pyetje në SPAK nga agjentët e BKH.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se Sina është pyetur për incidentin në Kuvend ku u godit me grusht nga kolegu demokrat Bledion Nallbati.
Ai mësohet se ka dhënë sqarime pas kallzimit të bërë nga grupi parlamentar. Ndërkohë në SPAK nuk ka deri tani kallëzim tjetër të depozituar nga demokratët.