Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, gjykata lë në burg edukatoren: Nuk e kam prekur me dorë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, e cila dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në një kopsht në kryeqytet.
Ajo u arrestua më 9 nëntor, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës. Edukatorja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.
“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.