“E kam këshilluar që…”/ Erzen Breçani dëshmon në sallën e gjyqit: Jam në burg për tim bir!

Ish-zyrtari i policisë Erzen Brecani ka dalë ditën e sotme në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Para trupës gjykuese Breçani ka deklaruar se është në burg për djalin, të cilit i ka kërkuar të mos merret me trafikun e drogës.
“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit”, mësohet të ketë deklaruar Breçani.
Por nga ana tjetër nga përgjimet që janë bërë publike në media shihet shpesh se si Erzen Breçani merrte pjesë në komunikimet e grupit kriminal në Sky ECC apo edhe e këshillonte djalin e tij si të ruhej nga policia.