“E kisha paralajmëruar atë zonjën”/ Tensionet në Kuvend, Berisha: Pas durimit të tejzgjatur ka ardhur një moment…

Ish-kryeministri Sali Beirsha ka folur në lidhje me tensiopnet e krijuara ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit, por dhe episodet e dhunës në seancën parlamentare.
Berisha ka deklaruar se e kishte paralajmëruar këtë reagim, pasi sipas tij, Lindita Nikolla si kryetare e Parlamentit po e shkatërron. Ai shtoi se qytetarët që kishin votuar opozitën ishin pa përfaqësues në Kuvend, pasi deputetëve u ishte hedhur e drejta e votës.
“Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroi dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje. Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme. Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre, ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues. 31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë t’u mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore”, tha Berisha.
Rithemelimi ka penguar zhvillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, duke bllokuar hyrjet e sallave. Për këtë arsye u mor vendimi që të shtyhet në orën 13:00. Po ashtu, në seancën plenare të dy ditëve më parë, pati episode dhune mes deputetëve të dyja palëve.