Efekt “domino”/ Pas Braverman, largohen dhe dy ministra të tjerë nga qeveria britanike

Kryeministri i Britanisë së Madhe është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës, që duket se ka nisur me shkakrimin e sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

Pasi ministrja kontraverse u shkarkua, raportohet se dy kolegë të saj e kanë pasuar.  Sipas “Sky News’, kanë dhënë dorëheqjen ministri i Arsimit, Nick Gibb dhe ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, Gibb shkroi: “Gjatë javëve të fundit kam diskutuar për marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme. Për ta bërë këtë, i kam kërkuar kryeministrit nëse mund të largohem nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord. Ka qenë një privilegj të shërbeja si ministër. Kam bërë fushatë për Rishi Sunak verën e kaluar dhe mbetem një mbështetës entuziast i udhëheqjes së kryeministrit.Ka qenë një privilegj të shërbeja në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Braverman u shkarkua nga kryeministri Rishi Sunak sot pas pakënaqësive të shumta jo vetëm brenda opozitës britanike, por edhe brenda Partisë Konservatore ku ajo bënte pjesë. Shkarkimi i saj u mirëprit nga disa deputetë konservatorë, të cilët thonë se Kryeministri duhet ta kishte shkarkuar Braverman kur ajo akuzoi në mënyrë te pakuptimte policinë se nuk kishte bëre sa duhet për t’u përballur denjësisht me protestuesit pro palestinezë të cilët ai i cilësonte si te urryeshëm.

Gjatë artikullit në “Times” ajo gjithashtu i përshkroi dhjetëra mijëra njerëz që morën pjesë në protestat e Londrës në mbështetje të palestinezëve si “marshues të urrejtjes”, “islamistë” dhe “banda”, pavarësisht faktit se demonstratat kanë qenë kryesisht paqësore.

Në nëntor të vitit të kaluar Ministrja Braverman, kishte shënjestruar edhe emigrantët shqiptarë të cilët mbërrinin në territorin britanik me gomone, duke iu referuar si pushtim. Disa herë në parlamentin britanik Braverman kishte ngritur shqetësimin e fluksit emigrator shqiptar ndonëse jo të gjithë emigrantët që kalonin La Manshin ishin nga Shqipëria. 42-vjeçarja disa herë u ishte referuar shqiptarëve si kriminele duke nxitur edhe reagimin e emigranteve shqiptarë të cilët jetonin në mënyrë të rregullt në Britaninë e Madhe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT